U eliminua nga Championsi, Klopp zgjedh kampionin e ri: Bajerni do ta ngrejë trofeun

U eliminua nga Championsi, Klopp zgjedh kampionin e ri: Bajerni do ta ngrejë trofeun

19:29, 06/06/2020

Pas Bundesligës, është radha e Premier Ligës për të rinisur të luajë. Dhe në dy javët e fundit të mbetura të pushimit, Jyrgen Klop gjen kohën për të folur për ish-kampionatin e tij dhe komentuar edhe situatën e Bajernit të Mynihut.

Gjatë një interviste për “Sky Deutschland”, trajneri i Liverpulit i shikon shanset e bavarezëve për një triumf në Champions të mira, ndërsa prek edhe një sërë temash të tjera.

“Gjermania ishte vendi i parë në Europë që mori masat e duhura në momentin e duhur. Dhe rinisja e futbollit në Europë mori si shembull pikërisht Bundesligën. Kristian Zaifert bëri një punë të mrekullueshme, duhet thënë kjo. Baza e gjithçkaje për ne, por edhe Spanjën dhe Italinë, ishte pikërisht ajo që bëri Gjermania”, tha ish-tekniku i Borusias së Dortmundit, i cili komenton edhe shanset e skuadrës së Hansi Flikut për triumfin e parë në Europë që prej vitit 2013.

Liverpuli, që është kampionia në fuqi e Europës, u eliminua nga Atletiko e Madridit në 1/8-at: “Bajerni ka gjithashtu një shans të mirë. Duken në formë të shkëlqyer për momentin. Gjërat po shkojnë shumë mirë dhe lojtarët e dëmtuar janë rikthyer. Por, gjërat duhet të ruajnë sigurisht këtë drejtim. Për të fituar trofe të rëndësishëm duhet të kesh fat. Në finale, duhet të kesh 11 lojtarët më të mirë kur ke shkuar kaq larg. Disa nga fituesit e Champions-it të këtyre viteve të fundit e kanë pasur një gjë të tillë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Prandaj, unë e shoh Bajernin që ka shanset më të mëdha, thjesht sepse edhe nëse do të kenë ndonjë dëmtim të lehtë, ata do të kenë mundësi për ta rikuperuar për Ligën e Kampioneve. Ky mund të jetë një avantazh, nuk ka asnjë dyshim. Por deri ku, do të më pëlqente të prisja dhe ta shihja. Megjithatë, unë nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse Bajerni do ta fitonte këtë trofe, urime”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco