Merr fund pritja, Tirana mëson rezultatet e testeve të Covid-19

Merr fund pritja, Tirana mëson rezultatet e testeve të Covid-19

17:17, 06/06/2020

Tirana mund të marrë frymë lirish pas ndeshjes së fituar me Bylisin. Bardheblutë u detyruan t’u nënshtroheshin testeve, pasi lojtari i Bylisit, Eridon Qardaku doli pozitiv me COVID-19.

Futbollistët iu nënshtruan sot paradite testeve të COVID-19 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe fatmirësisht mësohet se të gjithë kanë dalë negativ.

Kjo do të thotë se kampionati nuk cënohet dhe do të vazhdojë normalisht. Një lajm i mirë për kryeqytetasit që marshojnë drejt titullit kampion./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco