Shehi: Rruga e titullit kalon nga Partizani!

Shehi: Rruga e titullit kalon nga Partizani!

14:30, 06/06/2020

Trajneri i Kukësit Orges Shehi ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të nënkampionëve të Shqipërisë, ku shprehet se pavarësisht periudhës jo të mirë që po kalojnë kampionët në fuqi të vendit, ndeshja me Partizanin i përket një rëndësie të madhe.

Ky takim vlen dhe për vazhdimin e luftës për titullin kampion për këtë sezon.

Ndeshja me Partizanin – Është nje ndeshje e rëndësishme për objektivat që kemi. Janë kampionët në fuqi edhe pse kanë rezultate jo të mira por kanë skuadër të mirë, prandaj ka shkallë vështirësie të lartë, por futemi për maksimumin. Jemi të plotë sepse rikthehen Obanor dhe Rroca dhe kemi kontigjent të plotë perveç Limaj që nuk është në 100%.

Ndeshja me Luftëtarin dhe fitorja në fund – Fituam në fund por të mos harrojmë që kemi qenë konstantë duke pasur shumë raste. Kemi punuar për të mbyllur ndeshjen dhe rastet që kemi duhen konkluduar sepse në futboll po nuk shënove, pëson.

Faza përgatitore – Pas një shkëputje prej 2 muaj e disa ditë, do të jetë e vështirë por skuadra u shpreh lirshëm dhe nuk kishte dëmtime. Kjo fazë na ka shërbyer për të ardhur në gjendje optimale.

Titulli kampion – Kemi objektiva madhorë dhe rruga e titullit kalon te Partizani. Do të fokusohemi shumë te ndeshja e radhës për të arritur objektivat që kemi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco