Lajme të mira për trajnerin Setien, ylli i ekipit rikuperohet nga dëmtimi

Lajme të mira për trajnerin Setien, ylli i ekipit rikuperohet nga dëmtimi

14:02, 06/06/2020

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka marrë një lajm mjaft të mirë ditën e sotme nga infermieria.

Dëmtuar gjatë Superkupës së Spanjës në janar, Luis Suarez më në fund është rikthyer. Uruguaiani është shëruar plotësisht nga dëmtimi në gjurin e djathtë.

Prandaj ai do të jetë në dispozicion të trajnerit të Barcelonës nga fundjava e ardhshme, për ndeshjen kundër Mallorca si pjesë e rifillimit të La Liga-s. Një lajm i mirë edhe për Lionel Messin, të cili i rikthehet shokun besnik në sulm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco