VIDEO/ Realizoi gol identik si i Ronaldo-s, i riu italian merr një dhuratë shumë të bukur

VIDEO/ Realizoi gol identik si i Ronaldo-s, i riu italian merr një dhuratë shumë të bukur

13:42, 06/06/2020

Cristiano Ronaldo ka shënuar gola të shumtë në karrierën tij, por padyshim ai ndaj Juventusit në vitin 2018 kur luante për Real Madrid është më i bukuri.

Një kërcim spektakolar, koordinim perfekt, goditje e të njëjtit nivel dhe ishte e shkruar që topi të ndalej drejt e në rrjetë.

Kanë kaluar 2 vite nga shënimi i atij goli me roveshatë, që është realizuar edhe në Itali nga i riu Francesco Salerno, sulmuesi i Governolese, na kampionatin e Ekselentëve në Lombardi. Ngjashmëria është e madhe me golin e CR7 dhe ka tërhequr vëmendjen.

 

 

Vetë sulmuesi i Juventusit, sapo e ka parë ka vendosur ta surprizojë 20-vjeccarin, duke i dërguar një fanellë të tij të nënshkruar. “Për Francesco, gol i shkëlqyeshëm”, shkruan Ronaldo në fanellën e dhuruar, ndërkohë që Gazzetta dello Sport ka publikuar fanellën dhe videon e golit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco