Displina me 'dorë të hekurt', përjashton me 8 ndeshje presidentin e klubit të Laçit

Displina me 'dorë të hekurt', përjashton me 8 ndeshje presidentin e klubit të Laçit

13:06, 06/06/2020

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, ka publikuar vendimet në lidhje me parregullsitë në futbollin vendas. I vetmi që e ka pësuar është presidenti i Laçit, Pashk Laska, i cili është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga Disiplina.

Vendimi është bazuar në incidentin e ndodhur pas ndeshjes së javës së 27-ë të Kategorisë Superiore Laçi-Teuta 1-1, kur Laska ka sulmuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes Juxhin Xhaja.

Image

Njoftimi i FSHF-së:

1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a.tëKDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

2. Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

3. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco