Manchester United: Paul Scholes paralajmëron Paul Pogba

Manchester United: Paul Scholes paralajmëron Paul Pogba

12:15, 06/06/2020

Paul Pogba nuk po kalonte momente të mira te Manchester United përpara pezullimit të futbollit. Mesfushori francez luajti vetëm tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet me “Djajtë e kuq”, për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Nëse pushimi i detyruar nga pandemia e koronavirusit, padyshim që do ta lejojë mesfushorin të përfundojë sezonin e Premier League, kampioni botës duhet të meritojë vendin e tij  në formacion sipas Paul Scholes, edhe pse talenti i tij është shumë i njohur në klub.

" Për t’u integruar në ekip, Pogba ka pak punë për të bërë. Para pandemisë, lojtarët që luanin në mesfushë (Nemanja Matic, Scott McTominay dhe Fred) po zhvillonin paraqitje vërtet të mira. Nuk do të jetë e lehtë për Pogban. Por ne të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjë ai. Është një superlojtar, kur është në ditën e tij më të mirë”, i tha “Mirror” Schoels, i cili luajti më shumë se 700 ndeshje për Manchester United. 

Në pritje të rikthimit të tij në fushë, tifozët United  tashmë mund të ëndërrojnë që ta shohin francezin të luante përkrah Bruno Fernandes në mesfushë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco