Brescia ndërpret kontratën me Mario Balotellin

Brescia ndërpret kontratën me Mario Balotellin

09:58, 06/06/2020

Klubi i Brescia-s i ka ndërprerë kontratën  Mario Balotellit, pasi sulmuesi nuk u paraqit për asnjë ditë në qëndrën stërvitore, pas rikthimit.

“Il Messaggero”dhe “Gazzetta dello Sport” raportojnë se presidenti i klubit italian, Massimo Cellino i ka dërguar një letër sulmuesit 29 vjeçar, ku i kërkon prishjen e kontratës 3 vjeçare.

Edhe pse kontrata e Balotellit me Brescian skadonte në vitin 2022, ekzistonte një kaluzolë, ku thonte se palët mund të ndërprisnin bashkëpunimin midis tyre, nëse skuadra zbret në Serie-B.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, asnjë veprim juridik nuk është i nevojshëm, pasi përfundimi I kontratës u arrit me menaxherin e 29 vjeçarit.

Pas katër vitesh në Francë me Nice dhe Olmypique Marseille, “SuperMario” nënshkroi për klubin e tij të lindjes verën e kaluar.

Balotelli zhvilloi paraqitje të mira me klubin italian, mirëpo më pas fillojë të mos paraqitet në stërvitje, gjë që solli edhe ndërprejen e bashkëpunimit.

Edhe pse ai u shpreh se kjo ishte për shkak të një problemi në stomak , Cellino u shfaq shumë i zhgënjyer, duke e quajtur blerjen e e tij një 'gabim'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco