Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

'Neymar dhe Mbappe janë të lumtur te PSG'

'Neymar dhe Mbappe janë të lumtur te PSG'

08:58, 06/06/2020

Andrrea Herrera shprehet se Neymar dhe Kilian Mbappe janë shumë të lumtur te PSG dhe se klubit francez më shumë i pëlqen të blejë lojtar se sa të shesë.

Mbappe dhe Neymar kanë qenë të përfolur për një largim nga parisienët, me Real Madrid dhe Barcelonën që interesuara për sulmuesit.

Mirëpo, Herrera thotë se të dy futbollistë duken të lumtur te PSG, të cilët së fundi kanë fituar titullin e tretë radhazi në Ligue 1.

I pyetur se cili do të ishte më i vështirë për t’u mbajtur nëse PSG duhej të shiste një prej tyre, mesfushori tha: “Unë nuk e di sa të ardhura fitojnë ose krijojnë për klubin, por e di që të dy janë thelbësorë në projekt dhe i shoh të lumtur te PSG”.

“Ju duhet të merrni parasysh një aspekt themelor dhe unë e kam diskutuar atë me Kylian, që PSG nuk është një klub që shet yjet e tij, përkundrazi, ata blejnë yje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco