Chiellini: Isha shumë pranë largimit nga Juventus në dy raste!

Chiellini: Isha shumë pranë largimit nga Juventus në dy raste!

23:29, 05/06/2020

Tashmë një ikonë e Juventusit, Giorgio Chiellini duket se më parë ka patur dilema mbi të ardhmen e tij. Së fundmi, kapiteni i bardhezinjëve ka folur pikërisht për kohën kur donte të linte Juven për Real Madridin apo Manchester City-n.

“ Isha duke lënë Juventusin në dy raste, në 2010 dhe 2011. Po mendoja që të largohesha. Në rastin e parë isha afër Real Madridit, dhe në rastin e dytë isha afër Manchester City-t. Isha shumë afër largimit drejt Spanjës.

“Agjenti im po fliste me Real Madridin, por Mourinho sapo kishte zbarkuar në Bernabeu dhe mori Ricardo Carvalhon para meje. Juventusi ishte i lumtur që më mbajti mua. Marotta sapo kishte zbarkuar në Torino. Në rastin e dytë kam takuar përfaqësuesit e Manchester City-t në Milano, por nuk u arrit asgjë në fund”, – tha Chiellini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco