Di Maria: Jam i lumtur te PSG, por...

Di Maria: Jam i lumtur te PSG, por...

22:47, 05/06/2020

Një vit nga përfundimi i kontratës, Angel Di Maria nuk duket se po nxiton të zgjasë bashkëpunimin me PSG-n.

Megjithatë, në moshën 32 vjeçare, ai bëri sezonin më të mirë me klubin kryeqytetas që kur arriti në vitin 2015.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për L’Equipe, futbollisti argjentinas u shpreh se dëshira e tij është ta mbyllë karrierën te PSG, mirëpo për momentin nuk është diskutuar asgjë.

"Përfundimi i karrierës  në Evropë te PSG është e vetmja gjë që dua dhe kam në mendje. Jam i lumtur këtu, edhe familja ime gjithashtu. Sa për pjesën tjetër, nuk e di për momentin. Asnjë diskutim nuk është inicuar dhe ky nuk është qëllimi im. Për momentin dua të përqendrohem tek loja, pjesa tjetër do të zgjidhet më vonë, ” u shpreh Di Maria.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco