Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Federata Gjermane e Futbollit gjobit dy futbollistët e Dortmund

Federata Gjermane e Futbollit gjobit dy futbollistët e Dortmund

22:16, 05/06/2020

Futbollisti i Borussia Dortmundit vendosi të rimodelojë stilin e tij të flokëve gjatë kësaj jave, por duket se “e qethura” i ka kushtuar vërtetë shtrenjtë dhe faturën duhet ta paguajë te Federata Gjermane e Futbollit.

Kjo pasi futbollisti nuk ka përdorur maskë dhe mjete të tjera të ngjashme mbrojtjeje gjatë kohës që ka qenë në kontakt me berberin e tij, duke shkelur në këtë mënyrë rregulloren e miratuar për futbollistët e Bundesligës.

Nëpërmjet një komunikate, Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se ka gjobitur fantazistin Jadon Sancho për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga koronavirusit dhe për të njëjtën arsye ka gjobitur edhe futbollistin tjetër të Dortmundit, Manuel Akanji.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco