Kross: Dua ta mbyll karrierën te Real Madrid

Kross: Dua ta mbyll karrierën te Real Madrid

21:57, 05/06/2020

Që nga mbërritja e tij në korrik 2014 nga Bayern Munich, Toni Kroos ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera me Real Madrid. 

Mesfushori gjerman është kthyer në një element thelbësor për skuadrën e Zinedine Zidane (33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, 5 gola, 9 asiste).

Mirëpo, 30 vjeçari tashmë duhet të mendojë për të ardhmen dhe në një intervistë të dhënë së fundmi për “GQ”, Kross është pyetur se nëse është i hapur për një përfundim të karrierës në Amerikë.

Mesfushori është shprehur se nuk i pëlqen të luaj në MLS dhe se dëshira e tij është ta mbyll karrierën te Real Madrid.

“Përkundrazi, nuk e preferoj pasi nuk është në stilin tim. Kam kontratë deri në vitin 2023 te Reali dhe qëllimi im është të përfundojë kontratën  me madrilenët. Unë atëherë do të jem 33 vjeç dhe do të kem të gjitha opsionet: të qëndroj këtu, të luaj diku tjetër ose të përfundoj karrierën. Por unë dua të përfundoj karrierën këtu te Reali, ”tha Toni Kroos. 

 Dhe pasi të tërhiqet, gjermani do t’i pëlqente  të qëndronte në botën e futbollit, por jo duke stërvitur ndonjë ekip: "Unë e imagjinoj veten në një punë në futboll, por jo si trajner i niveleve të larta, ndoshta mund të stërvisë të rinjtë,” tha mesfushori gjerman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco