Zbulohet gjoba që klubi kroat i vuri Eros Grezdën për sherrin me kundërshtarin

Zbulohet gjoba që klubi kroat i vuri Eros Grezdën për sherrin me kundërshtarin

20:49, 05/06/2020

Klubi kroat i Osijekut ka marrë masë disiplinore pas pezullimit prej 4 ndeshjesh që Federata Kroate e Futbollit i dha mesfushorit Eros Grezda.

Pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, Rijeka-Osijek 3-2, Grezda u konfliktua me sulmuesin kundërshtar Colak në parkimin e stadiumit, pasi pretendon se kroati e ka fyer në ndjenja kombëtare.

Në një komunikatë për shtyp, Osijek konfirmon se në përputhje me vendimin e FFK-së, ka gjobitur 25-vjeçarin.

“Sulmuesi ynë do të humbasë 20% të pagës për vitin e ardhshëm futbollistik. Në përputhje me rregullat disiplinore dhe pas incidentit me Rijekën në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë, klubi i Osijekut gjobiti lojtarin e tij Eros Grezda”, shkruhet në deklaratën klubit kroat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco