Zyrtare: Pesë zëvendësime në Serie-A

Zyrtare: Pesë zëvendësime në Serie-A

19:26, 05/06/2020

Serie-A ka miratuar zyrtarisht vendimin lidhur me zëvendësimet e lojtarëve.

Vendimi është marrë pasditen e sotme pas një mbledhjeje të Këshillit Federal, që ka vendosur të miratojë ndryshimin në rregullore dhe lejimin e kryerjes së 5 zëvendësimeve, por ashtu siç është parashikuar, në vetëm 3 intervale kohore, përveç pushimit mes pjesëve.

Ky rregull do të jetë në fuqi vetëm për ndeshjet e sezonit 2019-2020 dhe më pas gjithçka do të rikthehet si më parë, me vetëm 3 zëvendësime të lejuara, ndërsa shkak i aplikimit të kësaj risie ishte edhe fakti që futbollistët pritet të përballen me një lodhje më të madhe se zakonisht.

Në Itali pati disa klube të vogla që u ankuan për lejimin e 5 zëvendësimeve, pasi sipas tyre, kjo rregullore favorizon skuadrat e mëdha, që kanë alternativa të shumta në pankinë dhe mund të freskojnë skuadrën pa humbur aspak cilësi në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco