Devolli për Syri TV: Java e parë pas pandemisë ishte e kënaqshme

Devolli për Syri TV: Java e parë pas pandemisë ishte e kënaqshme

18:40, 05/06/2020

Java e 27-të e Superligës përkoi me rifillimin e futbollit në vendin tonë pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

U duk një rinisje e mbarë e kampionatit shqiptar, kjo edhe në gjykimin e trajnerit Bledar Devolli.

Në lidhje direkte në Syri TV në emisionin informativ të pasdites me gazetaren Enkeleida Zeko, ish-mesfushori gjirokastrit dha mendimin e tij për javën që sapo u mbyll të Superiores.

Java e parë pas pandemisë – E rëndësishme është që filloi futbolli. Si javë e parë ishte e kënaqshme. Edhe golat e shënuar ishin si në ato javë që futbolli ishte i rregullt. Ka qenë një javë e mirë për ekipet.

Fitorja e Tiranës – Ishte fitore e rëndësishme për Tiranën, drejt rrugës që ka nisur. Në Ballsh nuk ka shumë ekipe që fitojnë, madje kanë dalë të humbur. Ishte fitore e rëndësishme për Tiranën për çështjen e titullit.

Flamurtari – Një ekip me emër të madh si Flamurtari, nuk është e mirë të zbresë nga kategoria. Por, kanë rënë ekipe edhe më të mëdha. Pa lekë nuk bëhet futboll, ndaj kjo po i ndodh Flamurtarit.

Kriza financiare – Duhet të bëhet ligji i sportit sa më shpejt, që të futen biznesmenë të fuqishëm në botën e sportit. Në momentin që s’po bëhet ligji, biznesmenët nuk kanë interes të futen në botën e sportit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco