Futbollistët dhe stafi i Tiranës do të testohen për koronavirus

Futbollistët dhe stafi i Tiranës do të testohen për koronavirus

17:52, 05/06/2020

Klubi i Tiranës ka vendosur të testojë të gjithë skuadrën dhe stafin teknik ditën e shtunë.

Vendimi  i klubit bardheblu erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të testuar lojtarët pas ndeshjes së para dy ditëve kundër Bylisit. Pasi në kampin mallakastriot u konfirmua si pozitiv me COVID-19 sulmuesi Eridon Qardaku, Ministria e Shëndetësisë këmbënguli që lojtarët dhe stafi bardheblu të testohen menjëherë.

Të dielën Tirana udhëton drejt Gjirokastrës për të zhvilluar ndeshjen e javës së 28-ë të Kategorisë Superiore kundër Luftëtarit.

Njoftimi i Tiranës:

KF Tirana ka marrë sot njoftim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, të kryhet testimi për Covid-19 për të gjithë skuadrën që ka marrë pjesë në ndeshjen FK Bylis – KF Tirana.

Testimet nga KF Tirana do të kryhen ditën e Shtunë paradite ndërkohë që skuadra gëzon shëndet të plotë dhe vazhdon përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Luftëtarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco