Përfundon procesi i licencimeve të klubeve shqiptare për kompeticionit europiane

Përfundon procesi i licencimeve të klubeve shqiptare për kompeticionit europiane

17:15, 05/06/2020

Përfundoi ditën e sotme procesi i licencimit të klubeve shqiptare për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane të sezonit 2020-2021.

FSHF-ja njoftoi nëpërmjet komunikate për shtyp se kjo fazë sapo ka përfunduar, por nuk ka publikuar emrat e klubeve të licencuara në mënyrë që të mos ndikojë në garën e këtij sezoni.

Shqipëria do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në kompeticionet e klubeve europiane (meshkuj dhe femra) me 6 klube.

Njoftimi i FSHF-së:

Ka përfunduar ditën e sotme procesi i licencimeve për klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2020-2021.

Komisioni i Licencimit të Klubeve, pasi ka shqyrtuar në detaje të gjithë dosjet e skuadrave të meshkujve dhe femrave, ka marrë vendimet përfundimtare të cilat i janë komunikuar klubeve kandidate.

Klubeve u është kërkuar të mos bëjnë publik vendimin e marrë nga Komisioni në mënyrë që vendimi të mos ndikojë në garë. Pas përfundimit të kompeticioneve, Federata Shqiptare e Futbollit do të informojë grupet e interesit dhe opinionin publik mbi skuadrat që janë licencuar dhe ato klube që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit e i është refuzuar aplikimi.

Risia e këtij viti në procesin e licencimit është se janë përfshirë dhe skuadrat e Vllaznisë dhe Apolonisë nga futbolli femrave. Shqipëria do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Women’s Champions League dhe UEFA Youth League me 6 skuadra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco