Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Qeveria italiane me ‘dorë të hekurt’: E gjithë skuadra e Serisë A në izolim 14 ditë, nëse...

Qeveria italiane me ‘dorë të hekurt’: E gjithë skuadra e Serisë A në izolim 14 ditë, nëse...

15:40, 05/06/2020

Qeveria italiane raportohet se konfirmuan qëndrimin e tyre për karantinën 14-ditore dhe këmbëngul për një izolim të detyrueshëm të të gjithë ekipit në rast se një lojtar del pozitiv me Covid19.

“Il Corriere dello Sport” raporton se vendimi i karantinës i vendosur nga CTS mbetet në fuqi pas një takimi mes Presidentit të FIGC, Gabriele Gravina dhe Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza, shkruan SYRI.net.

Gazeta shkruan se Qeveria ka vendosur të "ndjekë vendimin e marrë nga Komiteti Teknik dhe Shkencor". Prandaj, i gjithë ekipi do t'i nënshtrohet një karantine të detyrueshme 14-ditore në rast të një testi të ri pozitiv.

Kujtojmë që të gjithë klubet e Serisë A i bënë kërkesë qeverisë italiane që të ndryshojë vendimin duke propozuar vetëm izolimin e lojtarit që rezulton pozitiv ndërsa e gjithë skuadra t’i nënshtrohet testeve të Covid19.

Seria A është planifikuar të rifillojë në 20 qershor, ndërsa Coppa Italia do të fillojë me gjysmëfinalet në datat 12 dhe 13 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco