Ibrahimovic pritet të jetë gati për ndeshjet me Juventusin dhe Lazion

Ibrahimovic pritet të jetë gati për ndeshjet me Juventusin dhe Lazion

14:35, 05/06/2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është rikuperuar në kohë rekord dhe raportohet se do të jetë gati por tu përballur me Laizon dhe Juventusin në Serie A.

38-vjeçari pësoi një dëmtim të kyçit të këmbës gjatë stërvitjes javën e kaluar dhe u kthye këtë javë për t’iu nënshtruar testeve të mëtejshme mjekësore.

Sipas Corriere dello Sport, testet e reja kanë zbuluar se suedezi duhet të kthehet në kohë për dy ndeshjet e mëdha që do të luhen në fillim të korrikut.

Milani është planifikuar të përballet me Lazion në Olimpico më 4 korrik dhe të presë Juventusin tre ditë më vonë.

Kjo do të thotë që veterani mund të humbasë 4 ndeshjet e para pas rifillimit të sezonit në Serie A, përfshirë edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales kundër Juventusit në Kupën e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco