Dëmtimi i Leo Messit, reagon zyrtarisht Barcelona: Ka dhimbje...

Dëmtimi i Leo Messit, reagon zyrtarisht Barcelona: Ka dhimbje...

13:46, 05/06/2020

Barcelonës ka reaguar zyrtarisht pas problemeve fizike të Lionel Messit.

Klubi katalanas ka sqaruar se argjentinasi ndërpreu seancën e stërvitjes së fundit për shkak disa problemeve në këmbën e djathtë.

“Messi ndërpreu stërvitjen dhe po trajnohet i veçuar në palestër pasi ka një problem me këmbën e djathtë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Mediat në Spanjë raportojnë se Messi nuk ka pësuar dëmtim të rëndë por për tu rimëkëmbur duhet duhen 7-10 ditë, duke kthyer në dyshim aktivizimin e tij ndaj Mallorcas e planifikuar për tu zhvilluar më 13 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco