Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon PD, lë në fuqi vendimin e Ramës për dhënien me koncesion të Butrintit

Muller zbulon sekretin e jetëgjatësisë me Bayernin

Muller zbulon sekretin e jetëgjatësisë me Bayernin

12:25, 05/06/2020

Thomas Muller i ka shprehur besnikëri Bayernit dhe do të jetë pjesë e klubit gjerman deri në vitin 2023.

Në përfundim të kësaj marrëveshjeje, Muller do të mbushë më shumë se 14 vite në ekipin e parë por së fundmi ai ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë me klubin bavarez.

“Për të pasur jetëgjatësi në këtë klub të duhet cilësi, sjellja e duhur, forcë dhe të japësh gjithçka në fushë. Pa dhënë gjithçka, nuk është e mundur të luash për Bayernin aq kohë sa unë. Thjesht duhet të performosh në nivele të larta. Klubi nënshkruan me një lojtar, sepse beson t’i arrijë objektivat me të.

10 muaj më parë, situata ishte krejt ndryshe. Kush e dinte nëse do ta zgjatej kontrata ime deri më 2023! Në biznesin e futbollit, por edhe në jetën e përditshme, gjëra të vogla bëjnë diferencën në vendime të mëdha”, u shpreh Muller.

I pyetur për pozicionin e tij më të mirë, Muller nënvizoi: “Preferoj të luaj pas sulmuesit tonë të parë, Robert Lewandowskit. Nga aty mund të futem edhe në hapësirat e krijuara në të dy krahët

Thomas Muller është pjesë e Bayernit që në vitin 2008 dhe që atëherë ai ka fituar 8 tituj në Bundesligë, një Champions dhe ka realizuar 196 gola në 525 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco