Befason Wesley Sneijder: Lautaro nëse largohesh nënshkruaj me këtë klub të madh!

Befason Wesley Sneijder: Lautaro nëse largohesh nënshkruaj me këtë klub të madh!

11:41, 05/06/2020

Ish-futbollisti i Interit, Wesley Sneijder ka këshilluar Lautaro Martinez që të qëndrojë tek klubi zikaltër dhe të fitojë të paktën një trofe.

Por nëse Lautaro  do të largohet, Sneijder preferon që ai të veshë fanellën e Real Madridit jo të Barcelonës që kohët e fundit po negocion për të arritur marrëveshje.

“Lautaro është shumë i mirë, por duhet të qëndrojë në Itali. Ai mund të bëhet njëri ndër më të mirët, por të paktën duhet të fitojë diçka me Interin”, tha Sneijder.

“Vjen momenti i duhur për gjithçka. Ai mund të luajë në Barcelonë por unë do ta këshilloja që nëse e vendos largimin nga Italia, do të preferoja ta shikoja tek Reali i Madridit”.

Meidat në Spanjë raportojnë se përveç Barcelonës së fundmi edhe Reali i Madridit është interesuar për argjentinasin 22-vjeçar.

Kujtojmë që Lautaro Martinez ka shënuar 16 gola gjatë 31 ndeshjeve të këtij sezoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco