Lënë pas pandeminë, dy pilotët e Mercedesit rikthehen në pistën e Silverstone

Lënë pas pandeminë, dy pilotët e Mercedesit rikthehen në pistën e Silverstone

11:21, 05/06/2020

Pas dy muajsh pushim për shkak të koronavirus, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të rikthehen në pistë javën e ardhshme. Dy pilotët e Mercedes do të zbresin në pistën e Silverstone. Ata do të provojnë makinën W09 me të cilën Mercedes ka zbritur në pistë në vitin 2018.

Hamilton dhe Bottas do të zhvilojnë dy ditë teste. “Valtteri të martën dhe Lewis të merkurën, do të pilotojnë makinën e dy viteve më parë, ndërkohë që skuadra do të testojë protokollet e sigurisë, para garës së parë sezonale, në Austri”, thuhet në deklaratën e Mercedes.

Rregullorja e Formula 1 nuk lejon testet e makinat aktuale, por nuk pengon testet me njëvendëshet që janë përdorur të paktën dy vite më parë. Në dispozicion të Hamilton dhe Bottas do të jenë 80 persona, sipas protokolleve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco