Tmerrohen futbollistët e klubit të njohur, bëhen për spital nga gurët e tifozëve

Tmerrohen futbollistët e klubit të njohur, bëhen për spital nga gurët e tifozëve

10:26, 05/06/2020

Momente tmerri kanë kaluar mbrëmjen e djeshme lojtarët e Benficës, pas ndeshjes me Tondelës, në të cilën barazuan 0-0.

Në momentin kur skuadra luzitane ishte larguar nga stadiumi, u sulmua me gurë nga disa të panjohur t cilët shkaktuan panik mes futbollistëve dhe stafit.

Dy lojtarë të “shqiponjave”, serbi Zivkovic dhe gjermani Weigl, pësuan dëmtime nga ciflat e xhamave, që u thyen nga goditjet e forta me gurë. Ata u dërguan në spital, ku morën shërbimin e duhur shëndetësor.

Sipas një deklarate të lëshuar këtë mëngjes nga Benfica ka dënuar ngjarjen e rëndë dhe kërkon zbulimin e autorëve.

 “Si masë paraprake, lojtarët Julian Weigl dhe Zivkovic u transferuan në “Spitalin de Luz” me lëndime të ndryshme, megjithëse asnjëri prej tyre nuk pati plagë serioze. Klubi i Benfica dënon me forcë ngjarjen dhe kërkon zbulimin e autorëve”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të Benficas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco