Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Duam titullin dhe kupën', Majkëll Ngo: Të mos bëhemi si Partizani...

'Duam titullin dhe kupën', Majkëll Ngo: Të mos bëhemi si Partizani...

09:03, 05/06/2020

Sulmuesi anglez i Tiranës, Majkëll Ngo është në qendër të vëmendjes për shkak të paqartësive që kishte me kontratën e klubit bardheblu.

Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Ngo i bën apel klubit që të nisë një cikël fitues dhe të mësojë nga gabimi që bëri Partizani, që pasi u shpall kampion, tani rrezikon edhe Europën.

Ndonëse nuk shënuat, Tirana ia doli që të fitonte ndeshjen me Bylisin. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Është një fitore shumë e rëndësishme për ekipin tonë. Ia doli gjithë ekipi të fitonte. Kjo është më e rëndësishmja, pra që ia dolëm të fitonim tri pikët që na afrojnë sërish me titullin për ta mbyllur këtë garë në mënyrë matematike.

A ishte e vështirë që të luanit pas tre muajsh pushim një ndeshje zyrtare?

Me tri javë stërvitje, jo vetëm për mua, por për të gjithë ekipin apo skuadrat e tjera asgjë nuk ishte e mjaftueshme. Duket të kujdesesh si fillim për të mos pësuar ndonjë dëmtim të rëndë. E dyta është që të llogarisësh fuqitë në ndeshje, që të mos mbetesh pa frymë në fund të lojës. Realisht është shumë e vështirë, paçka sesa je stërvitur gjatë këtyre kohëve dhe asnjëherë nuk mjafton që t’ia dalësh paq.

Tani me këtë fitore ndaj Bylisit, titulli kampion është akoma më pranë se çdo gjë tjetër. Sa pikë ju duhen në këtë garë?

Ka rëndësi shumë sesa pikë marrim ne, por nuk kemi kohë të bëjmë llogari. Shumë gjëra varen edhe nga Kukësi. Nëse ia dalim të fitojmë ndeshjet tona, gjithçka është e mbyllur. Ndeshjet tona le t’i marrim me radhë. Të mos nxitohemi. Kemi disa takime në transfertë që duhet të fitojmë dhe mund t’i humbasim. Për këtë duhet të jemi shumë seriozë në lojë dhe me qëllimet që kemi.

Do të qëndroni në Shqipëri edhe sezonin tjetër për të mbrojtur ngjyrat bardheblu?

Mundet, ndoshta që të qëndroj. Por është shpejt për të vendosur për të ardhmen time për sezonin tjetër. Si fillim duhet të fitojmë titullin dhe kjo është gjëja e parë dhe e vetme që kam në mendje

A mund të fitojë Tirana me këtë gjendje që ka, si titullin dhe Kupën e Shqipërisë?

Sigurisht që po. Me atë gjendje që ka skuadra, nuk ka arsye përse të mos fitojmë titullin dhe Kupën. Kemi shumë lojtarë në ekip që janë cilësorë dhe mund të bëjnë diferencën. Historia dhe qëllimi i klubit është që të fitohet çdo trofe i mundshëm. Është një skuadër që kërkon vetëm fitore dhe të dominojë. Jemi në rrugën e duhur për të bërë gjëra të mëdha. Të shohim se çfarë do të ndodhë dhe si do të shpallemi kampionë. Presidenti Halili dhe të tjerët po lëvizin klubin përpara që skuadra të ketë vazhdimësi. Të mos bëhemi si Partizani që vjet u shpall kampion dhe sivjet është keq në renditje. Shkurt, duhet të nisim një cikël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco