Zyrtare/ NBA fillon më 31 korrik, reduktohet numri i skuadrave

Zyrtare/ NBA fillon më 31 korrik, reduktohet numri i skuadrave

23:44, 04/06/2020

Tashmë është zyrtare. Sezoni i NBA-së rifillon më 31 korrik në një vend të vetëm, në resortin Disney World në Orlando.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Bordit të Guvernatorëve, ku 30 pronarë të NBA-së pranuan propozimin e komisarit Adam Silver, që kërkonte 3/4 e votave për të kaluar.

Është rënë dakord për formatin 22-ekipësh në vend të 30. Do të jenë nëntë ekipet e para të Konferencës së Lindjes (Milwaukee, Toronto, Boston, Miami, Indiana, Philadelphia, Brooklyn, Orlando dhe Washington) dhe 13 të parat nga Konferenca e Perëndimet (LA Lakers, LA Clippers, Denver, Utah, Oklahoma City, Houston, Dallas, Memphis, Portland, New Orleans, Sacramento, San Antonio dhe Phoenix).

Playoff-et do të zhvillohen në gusht, me finalet që pritet të mbyllen brenda 12 tetorit.

Data e fillimit të sezonit tjetër është caktuar, megjithëse përkohësisht, 1 dhjetori.

Drafti i vitit 2020 do të organizohet më 15 tetor.

Ekipet (secili në qytetin e tij) do të kryejnë një javë kamp trajnimi në fillim të korrikut (nga 30 qershor), përpara se të transferohen në Orlando më 7 korrik.

Të gjithë lojtarët do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme shëndetësore dhe pjesa e mbetur e turneut do të luhet pa tifozë, në Kompleksin Sportiv të Sporteve në Espn Wide, brenda Disney World, në tri arena, që i lejojnë NBA-së të programojë 6 ndeshje në ditë pa i penguar skuadrat të stërviten.

Lojtarët do të testohen në hyrje dhe para çdo ndeshjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco