Ngjarja tragjike në fëmijëri la shenjë tek Michael Jordan, ja arsyeja pse legjenda e basketbollit ka fobi ndaj ujit

Ngjarja tragjike në fëmijëri la shenjë tek Michael Jordan, ja arsyeja pse legjenda e basketbollit ka fobi ndaj ujit

22:09, 04/06/2020

Pothuajse një muaj pas publikimin e dokumentarit “The Last Dance”, ku jepen detaje të shumta nga karriera e Michael Jordan, bota e sportit vazhdon të rikujtojë histori të legjendës së basketbollit amerikan.

Sot gazeta spanjolle “AS” ka ri-publikuar një intervistë të tij të hershme, të vitit 1992, kur ikona e NBA ka rrëfyer një ngjarje tragjike të fëmijërisë, që ka lenë shenjë në jetën e tij.

“Shkova me një shok për të notuar, ne po luanim kur mbërriti një dallgë e gjigante, duke e tërhequr zvarrë. Ai më mbërtheu. Ishte shumë i fortë, atë e quajnë kapja e vdekjes. Është një lloj mbërthimi që i ndodh dikujt që e kupton se po vdes. Pothuajse e theva dorën e tij. Ai vdiq dhe që atëherë nuk jam futur kurrë në ujë”.

Kampioni i ardhshëm i NBA-së, në atë kohë ishte një fëmijë:

“Isha shtatë ose tetë vjeç. Tani as nuk i afrohem ujit. Nuk notoj. Nuk hipi në barkë nëse nuk kam jelek shpëtimi dhe nuk shkoj me anije të vogla. Nuk më bëhet vonë që e tregoj. Të gjithë kanë një fobi, për mua është uji.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco