Batha: Ndaj Bylisit bëmë një ndeshje të kënaqshme, të gjitha ekipet kishin pasur...

Batha: Ndaj Bylisit bëmë një ndeshje të kënaqshme, të gjitha ekipet kishin pasur...

20:06, 04/06/2020

Kampionati i futbollit në Shqipëri, rinisi në mënyrën e duhur për Tiranën dhe Idriz Bathën. Bardheblutë fituan 3-1 ndaj Bylisit në ndeshjen e parë, ku një prej autorëve të golave ishte dhe mesfushori gjirokastrit.

Batha e ka cilësuar si të kënaqshme paraqitjen e parë të Tiranës pas rifilimit dhe në një prononcim për RTSH, ka folur edhe për vështirësitë e kësaj ndeshje pas një shkëputje të gjatë.

“Ishte diçka e mirë ajo që treguam në Ballsh, bëmë një ndeshje të kënaqshme sa i përket fazës së lojës se kishim gati dy muaj e ca pa zhvilluar ndeshje. Personalisht më pëlqeu ekipi, sidomos me atë që shprehëm në pjesën e parë dhe shpresojmë që të kemi këtë vazhdimësi.

Jo vetëm ne, por me sa pashë edhe në kronikat e ndeshjeve të tjera, të gjitha ekipet kishin pasur probleme fizike dhe është normale. Mendoj se nga ndeshja në ndeshje, ekipi do të gjejë freskinë që kishte para se të ndalej kampionati”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco