Patushi për SyriTV: Uroj që tifozët të kthehen sa më shpejt në stadiume

Patushi për SyriTV: Uroj që tifozët të kthehen sa më shpejt në stadiume

19:17, 04/06/2020

Kategoria Superiore u rikthye ditën e djeshme, pas pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mirëpo, për ish-futbollistin e Tiranës, Sajmir Patushi mosprania e tifozëve në stadium është një problem i madh.

Në një lidhje direkte për SyriTV, Patushi u shpreh se shpreson që tifozët të rikthehen në stadium sa më shpejt.

“Uroj që njerëzit të kthehen sa më shpejt në stadiume. Është fatkeqësi kur shikon një stadium bosh. Sa më shpejt të kthehen tifozët në stadiume aq më mirë do të jetë për sportistët. Nuk do të ishte mirë në qoftë se Tirana do të shpallej kampion dhe tifozët nuk do të ishin të pranishëm,” tha ish-lojtari i bardhebluve.

Ndërsa për paraqitjet e lojtarëve në ndeshjet e para, ish-mesfushori tha se është më mirë nga sa kishte menduar.

“ Është një pauzë shumë e gjatë, mendoj se do ishte edhe më keq. Shpresoj që lojtarët do ta arrijnë formën nga dita në ditë.  Por, mendoj se nuk do të ketë ndonjë surprizë deri në fund të kampionatit,” u shpreh Patushi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco