Patushi në Syri TV: Tirana është në rrugën e duhur për titullin

Patushi në Syri TV: Tirana është në rrugën e duhur për titullin

18:46, 04/06/2020

Me fitoren e arritur ndaj Bylisit, Tirana ruan avantazhin prej 9 pikësh ndaj Kukësit, duke hedhur edhe një tjetër hap drejt titullit kampion.

Ish-lojtari i bardhebluve, Sajmir Patushi, në lidhje direkte në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko, theksoi se skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo është më e avantazhuar se Kukësi për suksesin final.

Tirana – Besoj se Tirana bëri mirë pas një pauze të gjatë. Mori atë që donte në një fushë të vështirë si ajo e Bylisit. Tirana ka qenë ndër ekipet më të forta në këtë kampionat. Është në rrugën e duhur dhe pikët jashtë fushe janë mjaft të vlefshme.

Avantazhi – Besoj se Tirana është më e avantazhuar se Kukësi për të dalë kampion. Ne e pamë Kukësin ndaj Luftëtarit, që arriti një fitore të vështirë. Tirana them se ka avantazhin edhe të pikëve, për të dalë kampion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco