Talenti i Dortmundit shkeli rregullat e karantinës në kulmin e pandemisë

Talenti i Dortmundit shkeli rregullat e karantinës në kulmin e pandemisë

17:48, 04/06/2020

Jadon Sancho mësohet se ka udhëtuar drejt Anglisë në periudhën e karantinës dhe këtë e ka bërë pa lejen e Dortmundit.

20-vjeçari udhëtoi drejt vendlindjes së tij pa lejen e drejtuesve të klubit gjerman në kohën kur pandemia e Koronavirusit ishte në kulmin e saj.

Si rezultat i udhëtimit talentit anglez i është dashur të karantinohet 14 ditë kur është kthyer në Gjermani sipas protokolleve shëndetësore.

Mediat aludojnë edhe për një takim me drejtuesit e Manchester United për mundësinë e transferimit atje.

Por kjo nuk është hera e vetme që Sancho ka thyer rregullat e karantinës, pasi mësohet se së bashku me disa lojtarë të tjerë të Dortmundit ka udhëtuar drejt Duseldorfit për të prerë flokët te një berber atje.

“Bild” mëson se së bashku me Sanchon kanë qenë edhe Thorgan Hazard, Guerrero, Vitsel dhe Akanzhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco