Lazio në ankth për Milinkovic-Savic, u përplas në stërvitje me portierin shqiptar

Lazio në ankth për Milinkovic-Savic, u përplas në stërvitje me portierin shqiptar

17:13, 04/06/2020

Mesfushori serb i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic pati një përplasje me portierin shqiptar të bardhekaltërve, Marco Alia, dhe ndërpreu menjëherë seancën stërvitore të mbrëmjes së djeshme, pasi ndjeu shqetësime në gju.

Pasditen e sotme pritet që mesfushori serb të kryejë rezonancën magnetike, për të parë shkallën e dëmtimit, ndërsa trajneri Inzaghi po pret me ankth rezultatet, duke qenë se Milinkovic-Savic është një element mjaft i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Paraprakisht mjekët e Lazios janë shfaqur optimistë, pasi kanë deklaruar se dëmtimi nuk mund ta lërë më shumë se dy javë pushim mesfushorin serb, gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë ekzaminimi i pasdites së sotme.

Lazio vijon përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, pasi momentalisht renditet në vendin e dytë dhe do të provojë deri në fund të rimarrë kreun e të fitojë titullin kampion, që mungon prej 20 vitesh.

Kujtojmë që Milinkovic-Savic është një nga futbollistët më të kërkuar të Lazios në merkato, pasi klube të mëdha italiane e europiane janë gati të kënaqin pretendimet e presidentit Lotito, për ta rrëmbyer serbin gjatë kësaj vere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco