'Nuk ka komplikime' për Ibrahimovic

'Nuk ka komplikime' për Ibrahimovic

16:58, 04/06/2020

Javën e kaluar, Zlatan Ibrahimovic pësoi një dëmtim në pulpën e djathtë. Frika tek drejtuesit e klubit të Milanit për një dëmtim të rëndë ishte e madhe, mirëpo për fat të mirë nuk ishte ashtu dhe ditën e sotme klubi Lombard ka dhënë lajme shumë pozitive.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kuqezi ka bërë me dije se suedezi po rikuperohet shpejt, teksa do t’i nënshtrohet testeve të tjera në 10 ditët e ardhshme.

Mësohet gjithashtu se Ibra është kthyer nga Suedia, dhe nuk ka pasur komplikime për sa i përket gjendjes së tij. Pritet që sulmuesi të bashkohet shumë shpejt me skuadrën, për të kontribuar në pjesën e mbetur të sezonit. Kujtojmë që Ibra do të mungojë në takimin e dytë gjysmëfinal ndaj Juventusit, jo vetëm për shkak të dëmtimit, pasi është i pezulluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco