ZYRTARE/ Premier League miraton dy ndryshime të rëndësishme në futboll

ZYRTARE/ Premier League miraton dy ndryshime të rëndësishme në futboll

15:39, 04/06/2020

Premier League ka miratuar zyrtarisht dy ndryshime për pjesën e mbetur të sezonit.

Pas një takimi të zhvilluar ditën e enjte, klubet e Premier Leagues kanë aprovuar rregulloren për pesë zëvendësime kjo do të bëhet për arsye të mos lodhen futbollistë që do të kenë intensitet të lartë të ndeshjeve.

“Aksionarët e Ligës Premier sot ranë dakord për ndryshime të përkohshme të rregullave që lidhen me lojtarët zëvendësues”.

“Për pjesën e mbetur të sezonit 2019/20, numri i zëvendësuesve që mund të përdoren gjatë një ndeshje do të rritet nga 3 në 5 lojtarë”.

“Kjo është në përputhje me ndryshimin e përkohshëm të ligjit të bërë nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit muajin e kaluar”.

“Aksionarët aprovuan gjithashtu që klubet të rrisin numrin maksimal të lojtarëve zëvendësues në bankinë nga shtatë në nëntë për pjesën tjetër të sezonit 2019/20”, thuhet në njoftimin e Premier Leagues.

Liverpooli kryeson me 82 pikë, dhe është vetëm dy fitore larg titullit në Angli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco