Vjen propozimi: Mbappe të transferohet tek Liverpooli që të bëhet ‘mbret’

Vjen propozimi: Mbappe të transferohet tek Liverpooli që të bëhet ‘mbret’

12:43, 04/06/2020

Ish-futbollisti francez, Willy Singnol nuk ka kursyer elozhet për Kylian Mbappe.

Singnol ka këshilluar talentin e PSG-së që të transferohet tek Liverpooli pasi nën drejtimin e Jurgen Kloppit ai “mund të bëhet mbret në botën e futbollit”.

“Liverpool ka një avantazh të madh”, ka deklaruar Sangol për Bild.

“Me Klopp çdo futbollist do të dëshironte të punonte. Mbappe do të duhej të përmirësohej nën urdhrat e gjermanit. Ai kërkon shumë punë mbrojtëse nga sulmuesit e tij, ku Mbappe nuk është akoma më i mirë në këtë aspekt.

“Por ai mund të mësojë këtë, veçanërisht nga një djalë si Klopp. Pa dyshim. Mbappe mund të bëhet mbret me Jurgen Klopp te Liverpooli”, përfundoi Willy Singnol.

Muajve të fundit ka pasur shumë zëra që Mbappe mund t’i bashkohet Liverpoolit, me lojtarin që gjithashtu po kërkohet edhe nga Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco