E konfirmon Salihamidzic: Merkato këtë vit do të jetë ndryshe

E konfirmon Salihamidzic: Merkato këtë vit do të jetë ndryshe

12:20, 04/06/2020

Sensioni i merkatos do të jetë ndryshe nga herët e tjera.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic i cili ka thënë se lojtarët që do të nënshkruajnë me bavarezët do të kenë oferta më të ulëta si pasojë e krizës financiare që ka shkaktuar pandemia.

“Para kësaj krize, merkato kishte marrë përmasa absurde. Tashmë do të flitet ndryshe me çmime më të ulëta”, ka thënë ai për kanalin zyrtar të klubit bavarez.

“Natyrisht, unë mund të flas vetëm për Bayern-in dhe ne kemi arritur të punojmë gjithmonë duke përdorur logjikën. Dhe duam të vazhdojmë kështu në të ardhmen. Nga krizat lindin gjithmonë disa mundësi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco