Marcelo: Reali ka mentalitet fituesi, gjithmonë kërkon trofe

Marcelo: Reali ka mentalitet fituesi, gjithmonë kërkon trofe

10:40, 04/06/2020

Mbrojtësi brazilian, Marcelo ka treguar mentalitetin dhe frymën prej fituesi që mbizotëron tek klubi i Real Madridit.

“Gjëja më e rëndësishme është se kur e fitojmë një trofe, nuk mendojmë të ndalemi dhe ta lemë kohën të kalojë”, tha Marcelo për Real Madrid TV.

“Ne gjithmonë duam të fitojmë sa më shumë edhe pse mund të kemi marrë tripletën e sezonit. Kur mbërrita këtu, Madridi më mësoi të luftoj deri në fund për t’i fituar finalet.

“Kur mendojmë se kemi fituar gjithçka, ne duam të fitojmë përsëri. Ky është mentaliteti ynë i të menduarit”, përfundoi Marcelo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco