Ilir Daja i kënaqur pas suksesit me Partizanin: Ja pse fitoi Skënderbeu

Ilir Daja i kënaqur pas suksesit me Partizanin: Ja pse fitoi Skënderbeu

09:45, 04/06/2020

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja u shpreh i kënaqur pas fitores 2-1 ndaj partizanit.

Gjatë një i interviste për Supersport, Daja u shpreh se bardhekuqtë treguan frymë grupi.

“Dihet që rifillimi është më i vështirë se fillimi nga e para, sepse duhet të prezantohesh në nivelin që e ke ndërprerë. Kjo ishte më e mira e paraqitjes tonë, se vazhduam serinë e fitoreve, ishte e 6 radhazi, ndaj Partizanit kampion në fuqi e merr vlera edhe më të mëdha se dihet që është ekip me potencial që lufton për vendet e sipërme të klasifikimit. Me një fitore me një ekip si Partizani na jep shpresë për vazhdimësi për mënyrën se si e kishim nisur.”

Forma e Skënderbeut: Përtej efektit që vazhdoi seria e fitoreve, nuk mund të them se skuadra është më mirë se ka qenë se periudha e shkurtër në dispozicion nuk është e duhura që të jetë ekipi në formë maksimale. Ajo që më gëzon është që ekipi ka shpirt skuadre e kolektiv që sakrifikon, kjo është arma më e fortë dhe u pa se pas 2-0, edhe pse kishim lojtarë me kontraktime, vazhduan për të qenë deri në fund në fushë.

Gjyqi i Skënderbeut: Nuk kam informacion të saktë për gjyqin, merret studioja ligjore që ka afruar klubi për të ndjekur procesin, me shpresën që të sjellë një vendim pozitiv, jo vetëm për Skënderbeun por për të gjithë futbollin shqiptar.

Skënderbeu, frymë grupi: Çdo trajner ka mënyrën e vet, Partizani kishte shanset e veta sidomos në fillim ku mund të na kishte goditur. Fitorja shkon për ekipin se fryma e grupit është në nivelin e duhur dhe kur kemi një frymë grupi për të ndihmuar njëri-tjetrin e manovrën taktike, gjithmonë shkohet te fitorja. Kjo është e mira e grupit tim që sakrifikoi deri në fund për të marrë këtë fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco