Përcaktohet data e gjysmëfinaleve të kthimit të Kupës së Italisë

Përcaktohet data e gjysmëfinaleve të kthimit të Kupës së Italisë

23:50, 03/06/2020

Është përcaktuar së fundi axhenda fikse përsa i përket Kupës së Italisë.

Dy gjysmëfinalet do të luhen më 12 dhe 13 qershor, ndërsa finalja më 17 qershor.

Ndeshja e parë do jetë ajo mes Juventusit dhe Milanit, e cila do të zhvillohet 12 qershor, ndërsa Napoli kundër Interit zbresin në fushë një ditë më vonë, pra më 13 qershor.

Gjysmëfinalet e para janë luajtur në shkurt, ku Milani barazoi 1-1 me Juventusin, kurse Napoli fitoi 0-1 në fushën e Interit.

Qeveria italiane ka marrë një kërkesë për ti shtyrë gjysmëfinalet e kthimit me një ditë, pasi klubet ankohen se kjo nuk është kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur sidomos kur nuk kanë luajtur 3 muaj për shkak të izolimit nga Koronavirusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco