Ahmataj në ‘Fair Play’: Partizani ka ndryshuar nga vjet, nuk ka koordinim

Ahmataj në ‘Fair Play’: Partizani ka ndryshuar nga vjet, nuk ka koordinim

23:24, 03/06/2020

Në panelin e të ftuarve në emisionin “Fair Play” të Enkeleida Zeko në Syri TV, specialisti i futbollit, Julian Ahmataj, dha mendimin e tij për rifillimin e kampionatit.

Ahmataj foli edhe për Partizanin, duke treguar dobësinë që po shfaqin kampionët në fuqi në këtë kampionat.

“Partizani në sezonin e kaluar ku u shpall kampion e kishte forcën te grupi dhe ishte e vështirë t’i shënoje gol, ndërsa këtë sezon duket sikur ka neglizhencë në mbrojtje. Një lojtar kundërshtar i shënon gol mes tre mbrojtësve, që do të thotë se nuk ka koordinim në këtë repart”, theksoi Ahmataj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco