Zeka: Ju tregoj problematikat që ka Kukësi

Zeka: Ju tregoj problematikat që ka Kukësi

23:14, 03/06/2020

Në emisionin sportiv “Fair Play” të drejtuar nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV në panelin e të ftuarve, specialisti i futbollit, Xhevdet Zeka, deklaroi se Kukësi ka disa problematika, të cilat kanë ndikuar në ecurinë e skuadrës.

“ Problemi i Kukësi është që nuk luan për të dytin vit radhazi në fushën e vet. Gjici duhet të jetë bërë një “lojtarë i mirë”  tashmë dhe afrimi i trajnerit ka ardhur në momentin e duhur.  Kukësi ka disa problematika, si dëmtimet e futbollistëve, zhvillimi i stërvitjeve në një fushë sintetike apo mungesa e tifozëve, pasi të gjitha ndeshjet luhen jashtë, problematika këto që ndikojnë në ecurinë e skuadrës. Fati i keq i Kukësit ka qenë se si vjet Partizani edhe sivjet Tirana, kanë qenë më mirë, por mendoj se trajneri Shehi do ta sjellë skuadrën aty ku i takon,” u shpreh analisti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco