Artan Shyti në ‘Fair Play’: Futbolli i kaloi parashikimet

Artan Shyti në ‘Fair Play’: Futbolli i kaloi parashikimet

22:35, 03/06/2020

Në emisionin sportiv “Fair Play” të drejtuar nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV në panelin e të ftuarve, specialisti i futbollit, Artan Shyti, deklaroi se rifillimi i sportit më popullor në botë do të thotë se kaloi periudha e keqe.

Thuhej që futbolli do të ishte i fundit që do të fillonte, por rinisja e kampionatit do të thotë që futbolli është mjaft i fortë saqë i kaloi parashikimet. E mira është që nisi të luhej dhe se ajo periudhë mund të themi se kaloi. Tashmë të flasim për futboll se na ka ardhur në ‘majë të hundës; duke folur për Koronavirusin. Shëndeti natyrisht është i rëndësishëm, por me kujdes tashmë i rikthehemi futbollit”, tha Shyti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco