Duka në ‘Fair Play’: Rinisje interesante, shpresoj ta mbyllim me tifozë

Duka në ‘Fair Play’: Rinisje interesante, shpresoj ta mbyllim me tifozë

22:14, 03/06/2020

Rinisja e Superligës përkon edhe me nisjen në Syri TV të emisionit “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i pari në lidhje direkte, ku foli për javën e parë të futbollit pas pandemisë.

Më janë dukur më shumë se 84 ditë ndërprerje. Kanë qenë ditë të mërzitshme jo vetëm pa futboll, por edhe pa aktivitete të tjera. Ta harrojmë këtë periudhë dhe të shohim përpara. Jam i kënaqur që filluam, edhe pse nuk kishte tifozë. Java e parë ishte interesante. Gara ishte interesante dhe ndeshjet u bënë të bukura. Shpresojmë që ta mbyllim sezonin me tifozë”, deklaroi kreu i FSHF-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco