VIDEO/ Partizani i largohet Europës, mundet nga Skënderbeu në kryeqytet

VIDEO/ Partizani i largohet Europës, mundet nga Skënderbeu në kryeqytet

21:58, 03/06/2020

Partizani luajti në “Selman Stërmasi” kundër Skënderbeut ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.

Miqtë kanë  surprizuar “të kuqtë”, duke arritur të fitojnë me rezultatin 2-1. Bardhekuqtë  i shënuan të dy golat në pjesën e parë të takimit.  Fillimisht ishte Gripshi, i cili kaloi në avantazh korçarët me një supergol në minutën e 42-të dhe vetëm 1 minutë më vonë Bruno Dita, dyfishoi sfidën. Golin e nderit për ekipin e Partizanit e shënoi Ferati në minutë e 85-të.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e 3-të me 44 pikë, ndërsa Partizani zbret në vendin e 7-të në kuotën e 38 pikëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco