Sainz: Nuk kam ardhur për të bërë numrin dy te Ferrari!

Sainz: Nuk kam ardhur për të bërë numrin dy te Ferrari!

21:16, 03/06/2020

Sebastian Vettel njoftoi se do të largohet nga Ferrari në fund të vitit, kohë kur edhe i përfundon kontrata me skuadrën italiane, ndërsa këta të fundit zyrtarizuan zëvendësuesin e tij vetëm pak ditë më vonë, duke i besuar spanjollit Carlos Sainz Junior.

U fol gjatë se ky i fundit do të jetë tashmë numri dy në skuadrën italiane, pasi piloti i parë pritet të jetë francezi Charles Leclerc, por vetë Sainz në një intervistë për mediat spanjolle deklaroi se nuk ka ardhur për të qenë numri dy.

“Nuk kam ardhur për të bërë numrin dy te Ferrari, por për të luajtur shanset e mia që të fitoj sa më shumë gara. Në kontratën që kam nënshkruar ka një pikë ku thuhet se skuadra është mbi pilotin, por nuk flitet asnjë moment për numër dy, apo përparësi ndaj dikujt tjetër”, tha Sainz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco