Shehi: Ndeshjet duhet t’i zgjidhim më shpejt, për të arritur Tiranën…

Shehi: Ndeshjet duhet t’i zgjidhim më shpejt, për të arritur Tiranën…

20:34, 03/06/2020

Një fitore për infarkt në sekondat e fundit që përtej pikëve të marra lë vend për një analizë të thellë. Orges Shehi kërkon që Kukësi i tij të jetë më i egër dhe t’i zgjidhë më shpejt ndeshjet.

Në një prononcim për “SuperSport”, trajneri i verilindorëve u shpreh se për të arritur te Tirana e vendit të parë, djemtë duhet të punojnë fortë.

 

“Kam nostalgji për stadiumin e Elbasanit. Kam pasur shumë sukses si futbollist. Por është gjë ndryshe të jesh në fushë dhe në stol. Më ka pëlqyer shumë, sepse është fitore që vlen 3 pikë, në një situatë të pazakontë. Duhet ta kishim zgjidhur ndeshjen më shpejt, kjo është pakënaqësia që kam. Nuk i merr ndeshjet lehtë Kukësi. Duhet më shumë egërsi për t’a mbyllur ndeshjen. Çdo skuadër i ka rastet, por duhet  të ishim më konkretë.

Futbolli është aq i vështirë, sa dështon në momentin që e quan ndeshjen të përfunduar. Duhet të punojmë në këtë aspekt, për të qenë sa më agresivë. Lënia e pikëve në të tilla ndeshje të djegin jashtë mase.

Kukësi sheh ende nga vendi i parë: Mendoj që duhet të shohim lart, e tillë është skuadra, i tillë është objektivi. Që të shkojmë te Tirana, duhet të bëjmë punën tonë dhe të marrim ndeshjet tona.

Ndryshimet te Kukësi: Se çfarë ka ndryshuar mund të thoni ju nga studioja. Kukësi duhet të jetë skuadër dhe t’i zgjidhë ndeshjet bashkë dhe jo individualisht. Lojtarët duhet të njohin forcën e tyre.

Projekti për sezonin e ardhshëm: Për momentin gjërat janë për të ndërtuar skuadrën, por çdo gjë mund të ndodhim, nuk është asgjë e çuditshme. Në kokën time e kam në kokë një skuadër për vitin tjetër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco