Partizani-Skënderbeu nis me 1 minutë heshtje në nderim të Dorian Tahirllarit

Partizani-Skënderbeu nis me 1 minutë heshtje në nderim të Dorian Tahirllarit

20:11, 03/06/2020

Partizani po luan në “Selman Stërmasi” kundër Skënderbeut ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.

Ky takim ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit të Akademisë së Skënderbeut, Dorian Tahirllari, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 18-vjeçare.

Tahirllari vuante nga një sëmundje e rëndë siç është tumori malinj.

Pas shumë operacioneve të kryera, Doriani nuk ia doli të shërohej, duke u ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 18 vjeç.

Pikërisht për këtë, të prekur nga kjo që ndodhi, lojtarët e Skënderbeut ditën e sotme para fillimit të ndeshjes ndaj Partizanit, janë futur duke mbajtur një bluzë ku shkruhej: “Prehu në paqe Dorian!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco