Realizoi gol spektakolar ndaj Bylisit, flet Cobinah: Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, çdo skuadër që më kërkon...

Realizoi gol spektakolar ndaj Bylisit, flet Cobinah: Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, çdo skuadër që më kërkon...

19:38, 03/06/2020

Futbollisti i Tiranës, Winful Cobinah realizoi një gol spektakolarë në ndeshjen ndaj Bylisit ditën e sotme, ku kryeqytetasit fituan me rezultatin 1-3.

Në një prononcim pas sfidës ndaj bashiotëve, Cobinah u shpreh:

 “Pas 2 muaj e pak pritje, mendoj që ishte rikthim perfekt. 3 pikë në një transfertë të vështirë dhe një gol i bukur për mua. Mendoj se ishte mënyra më e mirë për ta rinisur kampionatin.

Më e rëndësishme është që të vazhdojmë të luajmë futboll të mirë dhe të fitojmë. I rëndësishëm është fakti që të vazhdoj të bëj paraqitje të mira dhe të shënoj, por dua ta theksoj se më i rëndësishme janë 3 pikët. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.

Të tre golat e shënuar në kampionati, i ke supergola, kur do shënosh gola normal? Dua t’iu falenderoj për fjalët e mira. Kur marrim vlerësime dhe komplimente nga trajnerë të tjerë, më bën të ndihem më mirë dhe më motivon për të bërë performanca akoma më të mira në të ardhmen.

Çmimin nuk mund ta përcaktoj unë, por klubi. Çdo skuadër që mund të më dojë në ekip, mund të komunikojë nëpërmjet klubit”, u shpreh Cobinah.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco