Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

'Tifozët të lejohen në stadium', flet Cungu: Lojtarët nuk kishin...

'Tifozët të lejohen në stadium', flet Cungu: Lojtarët nuk kishin...

19:21, 03/06/2020

Kategoria Superiore u rikthye ditën e sotme, pas pezullimit në muajin mars, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Laçi barazoi me rezultatin 1-1 në përballjen ndaj Teutës në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të në Kaegorinë Superiore.

Në një prononcim për “SuperSport”, trajneri i kurbinasve, Armando Cungu u shpreh se rezultati i sfidës nuk e kënaq, pasi ndeshja luhej në shtëpi dhe fitorja ishte detyrim.

“Jam pjesërisht i kënaqur. Nuk na kënaq rezultati. Luanim në shtëpinë tonë dhe duhet të fitonim. Kishim disa mundësi për të shënuar, por kishte dhe disa momente jo të mira tona, pasi nuk kishte freskinë e duhur fizike. Nuk është pak të kthehesh pas 3 muajsh dhe të luash futboll. Dhe mungesa e tifozëve ndikon. Mund të ishin pranuar tifozët, me pikatore janë. 100-200 tifozë mund të ishin të pranishëm. Është një pjesë që nuk më takon mua.

Nuk ke çfarë komunikon me lojtarë. Lushkja ishte shumë afër 5 metërshit, por nuk mundi të godiste kuadratin. Edhe Teko nuk bëri një marrje të mirë, duke humbur realizimin e golit. Nuk duhet të reagonim me vones?. Mbas pësimit të golit foli gjithçka për ne.

Nuk e nisëm ndeshjen siç duhet, por në pjesën e parë ishim shumë më të logjikshëm dhe nuk i dhamë mundësi kundërshtarit të na rrezikonte. Lojtarët nuk kanë thënë në gjendjen më të mirë të mundshme. Nga 5 ndërrime bëmë vetëm 2 dhe ato në minutat e fundit”, u shpreh Cungu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco